Moti i keq, ARRSH apel shoferëve: Kush kalon në këto akse të pajiset me goma dimri ose zinxhirë

21 Mars 2021, 22:08

Reshjet e borës kanë krijuar probleme në qarkullimin e makinave në disa zona.

Reshje me intensitet të lartë kanë filluar në Qafë Bualli-Bulqizë, në Qafë Qarri-Ersekë, akset e Dibrës dhe të Kukësit. ARRSH u bën apel dshoferëve të kenë kujdes dhe të pajisen me goma dimri dhe zinxhirë.

“Reshje me intensitet të lartë kanë filluar në Qafë Bualli-Bulqizë, në Qafë Qarri-Ersekë, akset e Dibrës dhe të Kukësit. Kontraktorët janë në terren me mjete dhe punëtorë ku po bëjnë pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërnadrjen e kripës.

Por për shkak të reshjeve të dendura dhe erës së fortë të gjithë drejtuesit e mjeteve që duhen të kalojnë në këto akse të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”.