Moti i keq/ Fryhet përroi i Zaranikës në Elbasan, rrezikon të dalë nga shtrati

7 Janar 2021, 22:17 | Përditesimi i fundit: 2021-01-07 22:19:17

Reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë sjellë fryrjen e përroit të Zaranikës.

Deri tani nuk raportohet për ndonjë dalje nga shtrati të Përroit. Të rrezikuara janë lagjet “Dyli Haxhire” dhe “Vullnetari”, ndërkohe zaranika ka filluar të dëmtohet.

Ndërkohë kujtojmë se para disa muajsh Zaranikës iu bë një rikostruksion por duket që reshjet e shumta të shiut e kanë dëmtuar sërish.