Moti i keq, këputen telat e tensionit në Fushë Krujë, probleme me energjinë

7 Janar 2019, 14:59

Fushë-Kruja dhe zonat përreth saj janë prej tetë orësh pa energji elektrike, për shkak të difekteve të shkaktuara në shtylla nga intensiteti i erës. 

Report Tv raporton se era e fortë ka këputur telat e korrentit, duke shkaktuar kështu mungesë të energjisë elektrike.

Linjat elektrike në qytetin e Fushë-Krujës paraqiten si tejet të amortizuara. Sipas banorëve të zonës mjafton të fryjë një erë, sado e lehtë, që linjat të dalin jashtë funksionit për shkak të këputjes së telave. Kështu, banorët ngelen jo vetëm në errësirë dhe pa ngrohje për orë të tëra, por ajo çka është më e keqja është se rrezikohet seriozisht jeta e tyre.