Moti i keq 'mban peng' Italinë Veriore! Rrëzohet ura e Ventos, shpëtojnë mrekullisht 3 punonjësit! Në Emilia-Romanja lumi del nga shtrati

6 Dhjetor 2020, 17:01 | Përditesimi i fundit: 2020-12-06 17:53:53

ITALI- Moti i keq vijon të mbajë peng Italinë veriore prej dy ditësh, sidomos transportin rrugor dhe atë hekurudhor.

Për arsye sigurie është mbyllur linja hekurudhor Brenero-Bolzano, por dhe disa linja të tjera. Ndërkohë nga e shtuna është bllokuar qarkullimi në autostradën A22, por edhe rrugë të tjera në Italinë veriore janë mbyllur për shkak të reshjeve të dendura. Ndërkohë që shumë zona në Alto Agide kanë ngelur të izoluara.