Moti i keq/ Përmbytje masive pranë bashkisë së Vaut të Dejës! Nën ujë zona të ‘paprekura’ më parë

8 Janar 2021, 16:04

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit janë shkaktuar përmbytje masive në territorin e Bashkisë së Vaut të Dejës.

Zona të cilet nuk janë përmbytur asnjëhere sot janë nën ujë. Fshtrat Bushat, Paçram, Hajmel, Nënshat janë nën ujë. Dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur, ndërkohë që ka prezencë uji në afërsi të banesave.