Moti i keq rikthen në shtëpinë e pabanueshme familjen nga Berati: Çadra fut ujë! Po s'na ndihmoi shteti 'ça të thotë vllai jot'

22 Dhjetor 2019, 17:55 | Përditesimi i fundit: 2019-12-22 18:22:25

"Çfarë bie jashtë, futet brenda". Kështu është rasti i familjes Totaj në qytetin e Beratit. Banesa e tyre është shpallur e pabanueshme prej tërmetit të 26 nëntorit, megjithatë Reshati së bashku me fëmijë e tij janë rikthyer sërish për të fjetur në këtë godinë pasi çadra fut të gjithë shiu brenda. Ndonëse Berati nuk ka qenë një qytet ku lëkundjet e tërmetit kanë qenë shumë të forta, kanë mjaftuar shumë pak që shtëpinë e vjetër të Reshatit ta shkatërroj plotësisht. Ai i bën apel shtetit për ta ndihmuar, ndonëse mënyra se si e kërkon është shumë e veçantë. Edhe pse prej muajsh po vuan nga i ftohti, po jeton me frikën se banesa do të rrënohet dhe mund t'i zërë fëmijët gjatë natës, ai shprehet "po më ndihmoi shteti i them faleminderit, po s'më ndihmoi prap faleminderit.

"Çadra më fut ujë, faleminderit që e prunë, por nuk fle do aty. Fle në shtëpinë e rrënuar, aty vë krevatet natën dhe i nxjerr ditën, ku do fle. Mundet apo nuk mundet shteti është punë për ata, por m'i bëri i them faleminderit, po s'mi bëri prap faleminderit. Kanë ardhur kanë bërë preventivin, s'kam ndjekur më. I mirë apo i lig duhet të mendojë për popullin, në qoftë se , nëse nuk ka çfarë të thotë vëllai jot", shprehet Reshati.