Moti i keq, trageti Brindizi - Vlorë ankorohet pas 14 oresh

22 Dhjetor 2019, 11:05

Ashtu si dje edhe ditën e sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë një mot me reshje intensive shiu. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin, por në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër sipas IGJEUM, pritet që të jenë shumë intensive.  Po sipas IGJEUM-it, nga llogaritjet këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm; Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.Si pasojë e motit të keq vetëm pas 14 orësh në det, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 nga trageti që ndodhej në radë zbritën pasagjerët në Vlorë. Ndërkohë që probleme ka pasur në disa zona edhe në Gjirokastër. Në Labovë të Madhe dhe në Qestorat ka rrëshqitje dherash dhe si pasojë rruga është bllokuar.