Moti i keq, vonohet trageti i linjës Brindisi -Vlorë

24 Prill 2019, 18:01

Dy tragetet që duhej të niseshin mbrëmë nga porti i Durrësit për në Bari u nisën vetëm sot në mëngjes, pra me 7 orë vonesë si pasojë e motit të keq.

Ndërkohë që parashikohet të mbërrijnë në Bari rreth orës 14.00, ndërsa tragetet e linjës Bari-Durrës mbërritën në orar.

Në det të hapur forca arriti 9 ballë. Në mëngjes moti ka nisur të qetësohet dhe në orët në vazhdim pritet që forca e detit të bjerë.

Edhe sot anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat do të qëndrojnë të ankoruara në port.

Probleme ka pasur edhe në Vlorë. Trageti i linjës Brindisi -Vlorë pritet që të mbërrijë në port rreth orës 11:00-12:00. Trageti që kryen këtë linjë është nisur nga porti i Brindisit në orën 05:45 minuta.

Forca është 5 ballë në det të hapur dhe 3- 4 brenda gjirit.