Moti i keq, zv. Drejtori i ARRSH-së: Në rrugën e Borshit do bëhet ndërhyrje e menjëhershme! Kemi marrë masa për ditët në vijim

8 Janar 2021, 13:52

Zëvendës drejtori i ARRSH-së, Erion Koka në një intervistë për Report Tv ka shpjeguar situatën aktuale të disa prej akseve rrugore të vendit pasi janë përfshirë nga reshjet masive të shiut.

Ai thotë se aktualisht janë shfaqur problematika në disa prej akseve. Gjithashtu ai foli dhe për rrugën e Borshit e cila pësoi çarje gjatë ditës së sotme për të cilën u shpreh se autorititeti rrugor do të ndërhyjë menjëherë për të bërë të mundur rregullimin e saj.