Moti i keq/500 mjete e 800 punonjës në gatishmëri, Balluku: Janë hedhur 3000 ton kripë në akset problematike

7 Janar 2020, 17:34

KORÇË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka qenë gjatë ditës së sotme në aksin Korçë-Ersekë tek Qafa e Qarrit për të parë më nga afër dhe gjendjen e këtij segmenti rrugor në këto ditë të ftohta si dhe për të prezantuar masat që janë marrë për mirëmbajtjen e akseve rrugore gjatë dimrit.

Balluku tha se në të gjithë territorin e Shqipërisë janë 500 mjete që punojnë për të hapur rrugët në raste bllokimi nga moti i keq si dhe 800 punonjës janë në terren. Ajo tha se janë hedhur 3000 ton kripë në zonat që kanë pasur nevojë për shkak të ngricave në rrugë dhe që nuk mungon baza materiale për të përballuar rastet e emergjencave.

Autoriteti rrugor shqiptar së bashku me gjithë nën kontraktorët janë në gatishmëri të plotë 24 orë në 24. 500 automjete në gatishmëri dhe janë hedhur 3000 ton kripë në rrugët ku ka pasur ngrica”, tha ministrja Balluku

Gjatë ditëve të fundit vendi ynë është përfshirë nga temperatura nën zero gradë celsius ku nuk kanë munguar ngricat në rrugë dhe reshjet e dëborës në zonat malore.

B.K./Shqiptarja.com