Moti i ngohtë rikthehet në vend, temperaturat pritet të arrijnë 25 gradë Celsius dhe duhet të harrojmë shirat

24 Prill 2020, 16:12

"Duke filluar që nga dita e sotme kemi pasur dominim të motit të kthjellët e cila do të vazhdoje edhe gjatë fundjavës. Në fakt kemi lajme të mira edhe për sa i përket vlerave termike, pasi do të pësojnë rritje graduale të tyre si në vlerat normale ashtu edhe në  ato maksimale duke bërë që të shkojnë deri në 25 gradë Celsius ndërsa në vlerat minimale 4-5 gradë Celsius. Në pjesën më të madhe të territorit do të kemi mbizotërim të motit të kthjellët edhe pse priten reshje të pakta në zonat e thella malore. Reshje të karakterit lokal. Vija bregdetare do të mbizotërohet nga moti i kthjellët, ndërsa temperaturat 23-24 gradë Celsius. Janë 3-4 gradë më të larta se normalet.  Do të ketë mot të qëndrueshëm dhe me vlera më të larta sesa janë normalet në muajin që ndodhemi. Në muajin që vjen do të jetë i ngrohtë. Po ashtu pritet edhe reshje të shiut, por të pakta", tha meteorologu, Hakil Osmani.