Moti me shi/ Fieri dhe Durrësi pa probleme! Anijet e tonazhit të vogël të bllokuara në port

9 Dhjetor 2020, 12:25

Moti me shi nuk ka krijuar probleme në Durrës dhe Fier.

Në qarkun e Fierit gjatë natës ka patur rreshje të shoqëruara me shkarkesa atmoferike. Sipas informacionit të marrë nga prefektura  nuk ka patur asnjë shqetesim  edhe nga lumenjtë.

Në Durrës vazhdon e njëjta situatë me motin. Tragetet vazhdojnë normalisht lundrimet sipas grafikëve. Vetëm anijet e tonazhit të vogël dhe peshkatoret të bllokuara në port.

Prej disa ditësh në vendin tonë kanë filluar reshjet e shiut dhe të borës në disa zona malore.