Moti premton të jetë i qëndrueshëm, dita e mërkurë rritje të temperaturave

16 Mars 2020, 15:55

TIRANË - Vendi ynë u zgjua mëngjesin e kësaj të hëne me mot të kthjellët. Meteorologja  Adiola Bami tregon për Report Tv se nesër dhe në ditët në vazhdim do të ketë rritje temperaturash, të cilat në zonat malore do të shkojnë deri në 16 gradë Celcius, ndërsa në bregdet dhe në të gjithë ultësirat, temperaturat do të shkojnë mbi 20 gradë Celsius.