Motivet e Shkodrës loce, në këngën më të re nga karantina e Erik Lloshit

20 Prill 2020, 18:04

Me tekst të Eriona Rushitit dhe kompozim të Enis Mullaj, në ditët e tij të karantinimit Erik Lloshi sjell këngën më të re 'Sa du' një këngë me motive shkodrane.
Këngëtari ka vendosur ta publikojë në rrjetet sociale, për ta dërguar më pranë publikut virtual, që nga izolimi vazhdon të jetë spektator besnik i këngëtarëve dhe artistëve shqiptarë.
"Është material i veçantë dhe më pëlqen shumë", shkruan krahas videos këngëtari Erik Lloshi.