Motoristët me Vespa 'pushtojnë' Vlorën, Leli: Mundësi e mirë promovimi

14 Shtator 2019, 19:21

Të fiksuarit pas motorëve Vespa kanë sjellë në qytetin e Vlorës një event mjaftë të bukur që ka tërhequr vëmendjen e shumë banorëve e turistëve. Eventi i quajtur  "First Vespa Day Vlora" solli në qytetin bregdetar  'Vespistat' e shoqatave VESPA të qyteteve Tiranë, Durrës, Prishtinë si dhe përfaqësues të shoqatave VESPA nga Anglia, Franca,dhe  Itali.

 Eventi është organizuar  nga 'Vespa Club Vlora' me mbështetjen e Bashkisë Vlorë dhe Kryetarit të saj, Dritan Leli.

Vete kryebashkiaku i ka pritur pjesëmarrësit në këtë event në bashkinë e Vlorës  ndërsa ka zhvilluar edhe një  takim me ta teksa u ka prezantuar edhe qytetin e Vlorës.