Motra: Maksi e ka mbushur katin e tretë me kujtime!

8 Maj 2020, 17:57

Poliedrikut antikonformist iu dha lamtumira e fundit në kushte të pazakonta. Pak kolegë dhe të afërm, premtojnë edhe realizimin e një muzeu për të nderuar veprën e tij. Ikja dhe përcjellja e trishtë e arkitektit edhe piktorit të njohur Maks Velo do të mbetet gjatë në kujtesën e çdokujt që e njohu.