MSH: Fëmijët e prekur nga COVID-19 në Tiranë, Durrës, Shkodër, Has dhe Krujë! Mosha mesatare 8-vjeç

3 Prill 2020, 13:37

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të fëmijëve të prekur me COVID-19. Bëhet fjalë për 9 fëmijë të prekur me koronavirus në qytetet  Tiranë, Durrës, Shkodër , Has dhe Krujë, të cilët kanë qenë persona kontakti me familjarët e tyre. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

"Fëmijët e prekur nga koronavirusi janë nga qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër , Has dhe Krujë. Mosha mesatare është 8 vjeç. E kanë marrë nga të afërmit e tyre të tyre të prekur me COVID-19, por që fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe asnjëri nuk është shtruar në spital", njofton zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.