MSH: Të prekur me COVID-19 edhe gra shtatzëna, por janë në gjendje të mirë shëndetësore

7 Prill 2020, 12:20 | Përditesimi i fundit: 2020-04-07 12:24:27

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka pasur gra shtatzëna që janë prekur me COVID-19, por kanë theksuar se gjendja e tyre Shëndetësore ka qenë e mirë.

"Kemi pasur edhe gra shtatzëna me COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e mirë. Pra nuk kemi para forma të rënda apo të mesme, kryesisht forma të lehta. Edhe për fëmijët kemi pasur forma të lehta dhe janë gjurmuar si persona kontakti, dhe kemi të shëruar", tha Bino.