MSH: Testi i parë me COVID-19 në Shqipëri është kryer më 31 janar 2020

23 Prill 2020, 13:07

Dyshimet se në Shqipëri ka ardhur pacienti "zero" me COVID-19 ka qenë që në muajin janar. ministria e Shëndetësisë bën me dije se testi i parë në Shqipëri është kryer në 31 janar të vitit 2020. "Testi i parë i COVID-19 është kryer me 31 janar të viti 2020, për një person të dyshuar", tha përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja.