Mundësia në Bundesligë, lojtarët me maska në fushë?

24 Prill 2020, 13:08 | Përditesimi i fundit: 2020-04-24 13:10:30

Yjet e Bundesligës gjermane mund të jenë me maska në fushë në momentin kur kampionati do të rikthehet dhe kjo pritet të ndodh më 9 maj.Mesa duket diçka e tillë është e planifikuar nga qeveria gjermane dhe nga instancat përkatëse. Mediat gjermane kanë arritur që të zbulojnë pjesë nga protokolli i sigurisë që duhet të zbatohet me përpikmëri kur Bundesliga të rinisë dhe janë disa variante që po shqyrtohen :

Së pari bëhet fjalë për një karantinë gjithëpërfshirëse deri në fund të sezonit ku futbollistë ,staf dhe trajnerë të izolohen në hotel ndërsa varianti i dytë është më interesanti. Futbollistët në fushë dhe arbitrat e ndeshjes duhet të mbajnë maska për të mbuluar pjesën e gojës dhe hundës. Maska duhet të jetë e përshtatshme për futbollistët dhe ata nuk duhet ta prekin me dorë.