Mungesa e fuqisë punëtore/ Rama në Durrës: Kombinoni punonjësit, vini në punë dhe 'juristët' që rrinë në kafene

18 Shkurt 2020, 13:33 | Përditesimi i fundit: 2020-02-18 14:20:44

DURRËS- Durrësi, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit ka qenë ndalesa e parë e kryeministrit Edi Rama, pas konferencës së Donatorëve në Bruksel, ky inspektoi punimet e një pallati. Hapja e shumë kantiereve të ndërtimit të në njëjtën kohë, ashtu siç është raportuar edhe më herët, ka nxjerrë në pah mungesën e fuqisë punëtore dhe për këtë kreu i qeverisë tha që të angazhohen edhe punonjësit e Bashkisë.

"Sa i përket mungesës së fuqisë punëtore, duhen kombinuar punëtorët e bashkisë me të huaj dhe pastaj kushdo të punojë nga këta "juristët" që rrinë në kafe", tha kryeministri Edi Rama.

Gjatë ikjes Rama takoi disa të rinj që qëndronin në kafene, duke bërë batuta me ta se përse në këtë orë nuk janë në punë.

Djali: S'ka punë
Rama: Hajde këtu puno
Djali: Në ndërtim? Kam mbaruar shkollën unë
Rama: Ke mbaruar shkollën, jurist