Mungesa e reshjeve than Lagunën e Nartës në Vlorë

19 Gusht 2020, 14:42

Temperaturat e larta dhe mungesa e rënies së reshjeve ka bërë që laguna e Nartës pranë Manastirit të Zvernecit të thahet në pjesën më të madhe të saj.  Kjo ka sjellë që një pjesë e gjallesave të zhvendosen qindra metra më tutje.

Laguna e Nartës është laguna e dytë më e madhe në Shqipëri për nga rëndësia, pas lagunës së Karavastasë. Në këtë lagunë jetojnë rreth 20 mijë shpendë të mbi 40 llojeve. Ajo shërben si vend ushqimi për flamingot të cilat janë rikthyer sërish në “habitatin” e tyre natyral dhe për Pelikanin kaçurrel.