Mungesa e zgjedhjeve për kreun e bashkisë Shkodër, Rama flet për raportet me Presidentin

24 Dhjetor 2019, 11:36

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka asnjë komunikim për presidentin Ilir Meta lidhur me caktimin e një datë zgjedhjesh të pjesshme për Shkodrën, Vaun e Dejës dhe Vorës, kur këto dy të fundit kanë mbetur pa drejtues, ndërsa e para është ende në drejtimin e kryebashkiakes në ikje Voltana Ademi.

"Kudo procesi ecën sipas normave, sigurisht diku më shpejt, diku më mirë. Por në përgjithësi ky proces na ka dhënë një energji të re dhe një ripërtëritje të domosdoshme. Zgjedhjet duket sikur janë nesër.Nuk kemi asnjë komunikim me presidentin situata post-zgjedhore karakterizohet me një inerci që lidhjet me historinë e dekreteve dhe zhdekreteve. Për sa i përket Shkodrës nuk ka një vendim. Ajo është në situatën më të rëndë sepse ka një kryetare që nuk është kryetare, por nuk është në dorën tonë. Thjesht presim të marrim një zgjidhje", tha Rama.

    No videos found.