Mungojnë ofertuesit, anulohet tenderi i rindërtimit pas tërmetit

3 Gusht 2020, 16:29

TIRANË- Anulohet tenderi i hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për projektimin e pallateve në zonat e shpallura për rindërtim. Tenderi me fond limit prej 202,6 milionë lekë, kishte për objekt hartimin e projekteve për ndërtim në Bashkitë Durrës, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak dhe Vorë.

Agjencia e Prokurimit Publik nuk e ka sqaruar arsyen konkrete të anulimit këtij tenderi, por rendit një listë të disa prej pikave që ligji përcakton si kritere për anullim, ku ndër më kryesoret është mungesa e ofertuesve brenda afateve kohore.