Mungon infrastruktura në lagjet informale, ankohen banorët e Rrogozhinës dhe Laçit: Nuk çojmë dot fëmijët në shkollë

10 Mars 2021, 21:42

Banorët e lagjes numër 1 në qytetin e Rrogozhinës ankohen për mungesën e kanalizimeve të ujërave të zeza. Kjo zonë informale e populluar pas viteve '90 vuan mungesën e infrastrukturës.

"Se si kemi shpëtuar pa u sëmurë nuk e di.... Qe kur kemi ardhur këtu nuk është vënë dorë asnjëherë", shprehen banorët.

Kanali vaditës pranë kësaj lagjeje është kthyer në burim infeksionesh pasi aty banorët hedhin mbetje urbane.

Lagjja nr. 6 në periferi të qytetit të Laçit është lënë ndër vite jashtë vëmendjes së pushtetit vendor.

"Ne taksat i paguajmë por rrugën nuk e rregullojmë. Nuk dalim nga shtëpia, nuk çojmë dot fëmijët në shkollë", shprehen banorët.

Lëvizja e automjeteve dhe këmbësoreve është e vështire për shkak të rrugës së amortizuar.