Mungon ngrohja, prindërit blejnë rezistenca për shkollat në Elbasan

21 Janar 2021, 20:24

ELBASAN- Dimri i gjeti sërish pa sistem ngrohje disa prej shkollave në qytetin e Elbasanit.

Në kushtet kur dritaret duhet të mbahen hapur prej COVID-19, klasat janë të ftohta. Vetë nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Sul Harri "thanë për mikrofonin e Report Tv se prindërit kanë blerë  rezistenca për ngrohje.

" Nuk kemi ngrohje në klasë, por një nëna e një nxënësi bleu ngrohëse për klasën", shprehet një nxënëse. 

Edhe në shkollën 9-vjeçare "Fejzulla Guranjaku" është i njëjti shqetësim.

"Çdo klasë ka blere vete ngrohëse se shkolla është e vjetër dhe s'ka sistem ngrohës", shprehen prindërit.

Kjo problematike nuk pranohet nga Zyra Vendore Arsimore. Jashtë kamerash thonë se "kemi siguruar ngrohje të alternuar për të gjitha institucionet arsimore".