Murrizi i bën ftesë publike që të bëhen bashkë, reagimi befasues i Fatmir Xhafës

16 Mars 2021, 13:15

Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi i bëri ftesë Fatmir Xhafës që të bashkoheshin bashkë në betejën e tij ligjore në Gjykatën Kushtetuese për të hapur 100% listat. Në përfundim të fjalës së tij në Kuvend, Xhafa ka shkuar pranë Murrizit në Kuvend ku pas një bisede të shkurtë, i kanë dhënë grushtet njëri-tjetrit. Në bisedë ka qenë i pranishëm edhe Ralf Gjoni, teksa shihet se ka qenë një bisedë e këndshme me të qeshura.