Murrizi ironizon Spiropalin: Ke ardhur në Kuvend duke gjuajtur me kova partinë tënde

1 Mars 2021, 15:00 | Përditesimi i fundit: 2021-03-01 15:22:51

Deputeti Myslim Murrizi ka replikuar me ministren Elisa Spiropali, tw cilws i ka thwnw se sipas tij ai ardhur në Kuvend me kontribut ndërsa ajo ka ardhur duke qëlluar me kovë partinë e saj.

“Ti ke ardhur në këtë sallë duke i gjuajtur partisë tënde me kova nga lëvizja Mjaft, Unë kam ardhur si kontribuues në këtë sallë. Unë zonja Spiropali i shkoj shqiptarëve dhe nuk e mbaj kokën mbrapa. Unë habitem sepse ju keni qeverisë me një pjesë të tyre. Unë nuk marr përsipër të jemi qeveria e Enver Hoxhës. Ne bëjmë denoncime. Të garantoj o Elisë se do i marr votat. Unë dëgjoj edhe andej ku je gocë dhe atje ku ke shkuar nuse. E di çfarë thoni ju”, tha Murrizi.

  •