Kreu i grupit demokrat në parlament, Muslim Murrizi në përfundim të mbledhjes me kryeministrin Edi Rama tha se opozita e re nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj. Ndërkohë, Murrizi ka lënë të nënkuptuar se ka pasur përpjekje nga ana e opozitës jashtë parlamentare për të "trafikuar votat", siç ai i i quan për Reformën Zgjedhore.
"Nuk zgjati aq shumë se ne nuk jemi deputet apo pjesë ne tavolinë që mund të gënjeni, ta harroj Rama që mund të kalohet një sistem Zgjedhor me vota të trafikuara, nuk tërhiqemi nga kërkesat tona dhe do t'i institucionalizojë. Trafikimi është bërë edhe aset i partive të tjera të Këshillit Politik që kanë interes që kjo Reformë të kalojë. Kanë gatuar gjellë qensh prej 30 vjetësh, do të ketë radikalizim. Ne ikëm që Rama të vite brenda 48 orësh. Ne në Komision do vendosim kushte dhe sanksione në interes të shqiptarëve. Nuk ka fazë të dytë dhe as fazë të tretë. Javën tjetër qe do të mblidhet komisioni ne do të kemi propozime konkrete për ndryshimin e sistemit. Keni merakun që luajmë për veten tonë, pyesni Ramën, Lulin dhe Monën. Ne nuk hamë me lugë të papastruar nga cila do gjelle", tha Murrizi.