Murrizi: Po dilni me tenxhere për të pritur një grusht vaksinash, janë blerë me taksat e shqiptarëve! Sa kohë i duhet qeverisë të sigurojë 6mln doza?

23 Mars 2021, 11:59

Deputeti Myslim Murrizi nga seanca e Kuvendit i drejtoi ministres Ogerta Manastirliu disa pyetje në lidhje me procesin e vaksinimit, ku sipas Murrizit janë shumë pak vaksina të mbërritura. Sipas Murrizit po bëhet propagandë me ardhjen e vaksinave, dhe se nuk po bëhet bamirësi pasi vaksinat janë marrë me taksat e shqiptarëve. Po ashtu Murrizi tha se për vendin tonë duhen 6 milion vaksina, ndërkohë që brenda marsit kanë mbërritur 19 mijë, duke pyetur se sa kohë i duhet qeverisë që ti sigurojë.