Murrizi: S'garoj nën sqetullën e asnjë subjekti! Kam pasur oferta nga e djathta, po të ishte Hajdari kryetare partie do i bashkohesha! Topalli dhe Patozi kanë ngarkesa negative

15 Janar 2021, 19:10

Kreu i LDSH, Myslim Murrizi në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se në zgjedhjet e 25 prillit do të shkojë i vetëm, duke mos bërë koalicion me asnjë parti politike.

Teksa tha se partitë e tjera të vogla shkojnë e strehohen te ato të mëdha, shton se vetë nuk do ta bëjë një gjë të tillë para zgjedhjeve, por nuk e përjashtoi mundësinë për më pas.