Murrizi: Tani do blini nga opozita për 'Zgjedhoren'? Spiropali: Suksese me partinë e re

14 Maj 2020, 12:59

Myslim Murrizi ka kundërshtuar heqjen e TVSH-së për jahtet duke akuzuar shumicën se po i shërben një grupi të vogël dhe se është bërë më e djathtë se e djathta. "Janë mbi 50 jahte, ti fusin pa TVSH-në, ky është ligj luksi, nuk besoj se rrit turizmin dhe punën, kjo bëhet për një grup të caktuar. Do të votoja sikur të hiqnim TVSH-në e ushqimeve.

Ne kemi përzënë 2 mln shqiptarë dhe vitet e fundit na paskan ardhur 3 milionë. Ky ligj nuk është masivish, është ekstra i djathtë, ju keni kohë që partinë e quani të majtë, por keni bërë ligj vetëm për ata, që ju dhe sivëllezërit tuaj, jeni një. Herë uleni në pallatin e kongreseve, herë në bunker, jeni një, nuk keni si ngjani, keni të njëjtin dinjitet para shqiptarëve.

Prandaj nuk doni të votoheni nga shqiptarët. Hajde të shkojmë atje dhe ndoshta e kemi gabim. Pse i ndërroi qarqet si mbreti gratë, 4 vite gënjeni në Korçë, 4 në Durrës, 4 në Dibër. Ai si vëllau juaj kërkon që të jetë në pushtet njëherë në dy vite, 3 muaj para zgjedhjeve. Do ta kaloni? Ta shikojmë, nëse do të bleni nga ky krahu këtej? Me ata të bunkerit do ta kaloni, ku do ta votojë në fushë të sportit? tha ai.