Muzika në zi, ndërron jetë kompozitori Ennio Morricone

6 Korrik 2020, 15:18

Fituesi i dy Çmimeve Oskar, Ennio Morricone ka ndërruar jetë sot gjatë natës në një klinikë në kryeqytetin Romë për shkak të pasojave pas një rënie aksidentale.

Muzikanti dhe kompozitori i shkëlqyeshëm 91 vjeçar, ishte autor i tingujve më të bukur të kinemasë italiane dhe botërore, në filma të tillë si “Per un pugno di dollari”, “C'era una volta in America”, “Nuovo cinema Paradiso” apo dhe “Malena”.