Muzikë dhe art, Shëngjini ‘pushtohet’ nga mijëra të rinj! Festivali ‘Unum’ bën bashkë turistë nga e gjithë bota

4 Qershor 2022, 16:12

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës elektronike UNUM riktheu edhe këtë sezon Shëngjinin në epiqendrën e të rinjve dhe turistëve të huaj nga e gjithë bota. Muzika, sportet në natyrë dhe sensibilizimi i kujdesit për mjedisin janë motoja e këtij festivali që zgjat deri më 6 qershor.