Muzikë e mirë, gështenja, zjarr...Pogradeci feston 25-vjetorin e festës së verës

3 Nëntor 2019, 19:23

POGRADEC- Në qytetin liqenor të Pogradecit mbrëmjen e djeshme është festuar 25- vjetori i festes autoktone, festës së verërave.

Kjo feste e cila zanafillën e ka qysh në shtator te 1994,  mbrëmjen e djeshme në shesh ka ofruar panairin e verërave, gatimet tradicionale të zonës, por duke iu bashkangjitur edhe gështenjën një produkt shume i njohur i zonës. Nënkryetarja e bashkisë Pogradec Entela Gusho teksa flet plot entuziazëm për festen e verës tregon edhe risinë e këtij viti.

Risia është se këtë vit iu bashkëngjit edhe gështenja dhe jo rastësisht. Gështenja është emblemë e Mitrush Kuteli, u përfshi sivjet se dihet se kur pihet verë, hahet edhe gështenja", tha Nënkryetarja e bashkisë Pogradec.

Mbrëmjen e djeshme në këtë feste nuk munguan dhe çmimet e vlerësimet për prodhuesit e verës. Lorenc Marko rrëmbeu çmimin e parë për verën e kuqe me të mirë.

"Po verën tonë mundohemi ta bëjmë si progradecar të vjetër", u shpreh fituesi i çmimit të parë. Emra të njohur të muzikës shqiptare si Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Elton Deda, kënget, vallet e interpretimet e ndjera e ndezën edhe me tepër atmosferën. Motër e vëlla, pjesë e grupit "Nostalgjia" tregojnë emocionet pas interpretimit.

Duke pirë një gote vere e duke shijuar gështenjë, nën shoqërinë e zjarrit të ngrohtë dhe natës plot ngjyra, qytetarë, turistë tregojnë magjinë e të qenurit në Pogradec për festen e verës.

"Po ia kalojmë mirë me shoqëri të mirë, verë të mirë"

    No videos found.