Muzikë live në kohë pandemie, gjoba dhe hetim dy lokaleve në Fushë Krujë

16 Korrik 2020, 15:02

Dy lokale janë gjobitur në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç.

Nga kontrollet policia konstatoi se administratorët e lokaleve organizonin aktivitete me muzikë live në kundërshtim me Aktin Normativ anti-COVID dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për mbylljen.Administratorët që po hetohen janë P. K., 41 vjeç dhe K. L., 42 vjeç, banues në Krujë dhe Milot. Dy lokalet janë ndëshkuar me gjobë 100.000 lekë.