“Na jep gjelin e Vitit të Ri se jemi në grahmat e fundit”, i moshuari thirrje Ramës: Shiko pensionet

19 Tetor 2020, 09:57

Në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv drejtuar nga gazetari Andi Kapxhiu një 77 vjeçar telefonoi në studio dhe kishte vetëm merakun e pensioneve mbi të  gjitha atyre para 94-tës. Zotëria kishte edhe një thirrje direkte për kryeministrin Rama: “Na jep gjelin e Vitit të Ri , një shpërblim prej 5 mijë lekësh se jemi në grahmat e fundit”.