"Na ka fyer dhe dhunuar", tre punonjës të kompanisë së internetit kallëzojnë penalisht në prokurori Drejtorin e Policisë Bashkiake në Lezhë

14 Qershor 2022, 09:45

Dy ditë pas denoncimit publik në media, 3 punonjësit e kompanisë së internetit në Lezhë kanë kallëzuar penalisht në prokurori Drejtorin e Policisë Bashkiake Leonard Palaj për fyerje dhe dhunë ndaj tyre. Në kallëzimin penal drejtuar organit të akuzës, Ndue Pjetri, Ervis Figuri dhe Fatbardh Media thonë se rreth orës 10:00 të datës 11.06.2022 kanë qenë duke punuar për llogari të sipërmarrësit Ded Bukaqeja në një kanal për të instaluar kabull të fibrave optike, pasi firma ka rrjet interneti.