'Na kanë lënë në harresë', Basha me pensionistët në Vlorë: Janë rritur çmimet më shumë se pensionet

9 Dhjetor 2020, 16:00

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure një takim me disa pensionistë në qytetin e Vlorës.

Gjatë bashkëbisedimit, pensionistët i kanë shprehur problematikat e tyre që hasin çdo ditë dhe se ndihen të braktisur nga shteti.

Një prej pensionistëve shprehet se mungojnë investimet dhe mundësitë e punësimit për të rinjtë duke i detyruar të rinjtë të largohen nga vendi.

"Asnjë gjë, nuk po bëhet ndonjë investim kjo është një nga arsyet e një emigracioni të madh sidomos të brezit të ri se s’ka mundësi punësimi" - thotë një prej pensionistëve.