'Na mundon pyetja, kush e vrau', djali i Fatmir Xhindit: Gjejeni vrasësit që t’i prehet shpirti në paqe

3 Maj 2019, 13:29

Djali i ish-deputetit të vrarë Anduel Xhindi tha se drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën për vrasjen e babait të tij. 

“U bënë 10 vjet nga ndarja nga jeta e babait tim dhe drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj. Na mundon pyetja kush e vrau dhe pse e vrau Fatmirin?! Iu bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të zbardhin ngjarjen që shpirti i tij të jetë në paqe dhe ne të jemi të qetë”, tha Anduel Xhindi.