Ndihmat dhe donacionet që vijnë për të prekurit nga tërmeti janë nën monitorim nga shumë sy. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama teksa ka paralajmëruar se do ketë transparencë për çdo qindarkë të dhuruar.
"Është një situatë me përmasa të atille që do të kishte lëkundur shtete shumë më të mëdha se sa ne. Është bërë një super-pune, me një investim moral dhe fizik. Na ra ne, dhe ne duhet ta mbajmë, nuk kemi asnjë rrugë tjetër t’i shmangemi kësaj sfide, që do shënojë në memorien tonë një nga momentet më të pashlyeshme në çdo aspekt.
Në faqen e ‘e-albania’ pashë të dhënat, ka kontributorë të mëdhenj, por ka dhe kontributorë të vegjël, por që janë tejet të çmuar. Duke pasur në komunitet këto organizata do garantojmë një besueshmëri të madhe në përdorimin e çdo qindarke nga donatorët. Çdo qindarkë do jetë i monitoruar nga shumë sy. Do bëjmë një transparencë të plotë. Në këtë proces është e rëndësishme që në komunitet është edhe sipërmarrja", tha Rama.