'Na sorollasin, lekët i marrin ata me vila', denoncon nëna me fëmijët që jeton prej 9 muajsh në çadër, PD publikon videon

1 Shtator 2020, 10:35

Një qytetare nga Thumana e cila ka mbetur pa shtëpi  dhe jeton në çadër prej 9 muajsh që nga tërmeti i 26 nëntorit thotë se shteti e ka lënë në harresë totale e nuk i ka dhënë asnjë lloj ndihme. Ajo thekson se lekët e ndihmat po i marrin ata me vila dhe jo banorët që kanë me të vërtet nevojë.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ishte në banesën e shkatërruar të Lirie Xhixhas. Qytetarja thotë se edhe çadrën ku rri ajo bashkë me fëmijët dhe bashkëshortin e saj, e ka siguruar vetë nga bizneset e zonës.