Nafta shitet me 258 lekë/litër! Nisma 'Thurje' kërkon transparencë nga Bordi: Duam të dimë me çfarë çmimi e blen Shqipëria karburantin

10 Qershor 2022, 15:19

Përfaqësues të Nismës “Thurje”, iu drejtuan me një listë pyetjesh anëtarëve të Bordit të Tranparencës, në lidhje me çmimet e karburanteve. Përfaqësuesit e “Thurje” kërkojnë transparencë për çmimet në hyrje të karburanteve dhe fitimet që kanë pasur kompanitë që i tregtojnë. Sipas tyre, rritja e çmimeve të karburanteve duhet të ketë transparencë.