Naftë 50% më e lirë/ Vetëm 1500 fermerë të pajisur me NIPT në 2 muaj, zv. ministri i Bujqësisë Kristo në Report Tv: Do të bëjmë fushatë 'agresive' ndërgjegjësimi

8 Dhjetor 2020, 13:50

Që në tetor Qeveria shqiptare ka dhënë një lajm shumë të rëndësishme për të gjithë fermerët. Kryeministri Rama shpalli projektin e Qeverisë për të hequr nga karburanti për prodhim bujqësor akcizën, taksën e qarkullimit dhe të karbonit. Duke nisur nga viti që vjen fermerët do të përfitojnë karburant me çmim te ulët dhe naftë 50 % falas. Kushti kryesor për të përfituar nga ky shërbim është pajisja me NIPT.