Nafte pa akcisë/ Fermerët e Korçës: Akoma nuk e besojmë, shpresojmë të ndodh! Po të na ulë dhe çmimin e plehut mirë do ishte

22 Tetor 2020, 18:34

Fermerët e Korçës mirëpresin paketën e ndihmës, prezantuar nga Kryeministri për heqjen e akcizës së naftës. Nëse në 2021 nafta do të jetë me gjysmë çmimi, kjo përkthehet në rritje të fitimeve, thanë ata për mikrofonin e Report Tv. Mes tyre, ka edhe skeptikë e shohin vetëm si premtim elektoral.