Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka kërkuar shtyrje të afatit për aplikimet për naftë pa taksa për fermerët. Pa dhënë një përgjigje ministrja e Bujqësisë në takimin e Këshillit kombëtar ka listuar disa nga arritjet e këtij sektori në 2020, sa i takon eksportit, investimeve dhe sigurisë ushqimore.
