Naftëtarët: Cakto datën dhe orën! Një përfaqësi do vijë në Tiranë, por grevën s'e ndalim! Rama: I keqardhur! Nëse s'dilni nga greva, s'ka bisedime

21 Tetor 2020, 18:29

TIRANËNë ditën e 7 të grevës, palët nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre. Kryeministri Edi Rama u ka bërë për të katërtën herë thirrje që të dalin nga greva në mënyrë që të nisin bisedimet për zgjedhjen e një zgjidhjeje të këtij problemi që vijon prej vitesh. Dalja nga greva është kusht, në të kundërtën, kreu i qeverisë e ka ripërsëritur në mesazhin e tij të fundit, se nuk ka bisedime.