Naftëtarët e Ballshit futen në grevë urie

28 Shtator 2020, 11:32

Naftëtarët e Ballshit vendosën që këtë të hënë të hyjnë në grevë urie për shkak se nuk kanë pasur një përgjigje nga kompania për rifillimin e punës si dhe për pagat e prapambetura.

Fillimisht ata u mblodhën përpara uzinës në formën e protestës ndërkohë që ishin në pritje të një përgjigje.