Naftëtarët e Ballshit në protestë: Duam pagë lufte! Na hodhën si qentë e rrugëve

20 Prill 2020, 12:12 | Përditesimi i fundit: 2020-04-20 13:57:40

FIER-Naftëtarët e uzinës në Ballsh kërkojnë nga qeveria pagë lufte. Ata shprehen se pavarësisht se në këtë periudhë ky sektor ka qenë hapur ata nuk kanë punuar për shkak të problemeve me kompaninë dhe për këtë shkak kërkojnë nga shteti pagë si biznesi i vogël dhe i madh. Naftëtarët kanë një apel për kryeministrin Edi Rama që të ndërhyjë sërish, pasi në të kundër do të futen në grevë urie.

“Ne jemi mbledhur se nuk jemi futur në asnjë nga paga e luftës. Ne jemi punëtorë prej 40 vitesh që paguajnë nga 300 mijë lekë në muaj detyrime, 3.5 mln në vit dhe nuk jemi futur te paga e luftës. Kush biznes i vogël paguan sa ne? Shteti thotë se ju nuk jeni ndaluar për faj të koronës por po rrimë në shtëpi për faj të koronës, nuk po gjejmë mundësi tjetër punësimi dhe për faj të shteti që cdo dy vjet na sjell ndonjë investitor serioz që i ndërron vetëm emrin dhe më pas na lë në mes të rrugës. Është faji i shtetit që sot jemi pa punë.