Naftëtari i Ballshit telefonon në emision: Shteti na HELMOI me gaz, kemi 30 PAGA pa marrë

15 Shtator 2020, 10:11

Në programin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv telefonoi një qytetar nga Mallakastra. Zotëria foli për problemin e naftëtarëve të uzinës së Ballshit ku një prej tyre është edhe ai. Naftëtari tregoi se ai dhe kolegët e tij kanë 30 muaj pa marrë pagat dhe se në protestën e djeshme është përdorur gaz lotsjellës. “Shteti na helmoi me gaz madje edhe gratë” e mbylli qytetari.